Një kamion ka sulmuar turmat në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke vrarë 12 vetë dhe plagosur më shumë se 50. Një 23 vjeçar që u arrestua menjëherë, është lënë i lirë, dhe tani oficerët e Policisë janë në ndjekje të një emigranti tunizian.

Vrasësi i dyshuar, emigrant, nuk ishte depërtuar sepse nuk kishte dokumente.

Ralf Jäger, ministër kontraversal, i punëve të brendshme në North Rhine-Westphalia (i majtë) ka folur në një konferencë për mediat sot mbasdite mbi tiparet e vrasësit të dyshuar Anis A, i cili jetoi për një kohë të shkurtër në këtë shtet.

Kur u pyet nga gazetarët pse emigranti tunizian nuk ishte depërtuar edhe pse kishte dështuar në aplikimin për azil, politikani u përgjigj: “Nuk mund të depërtohej sepse nuk kishte letra të vlefshme  identiteti”. Kjo i referohet paradoksit të zakonshëm në politikat e emigracionit në Gjermani, ku azilkërkuesit shpallen si të ardhur nga vende jo mjaft të rrezikshëm, por që që nuk mundtë kthehen sepse kanë humbur ose kanë shkatërruar dokumentet e identifikimit.

Pa këto letra, vendete origjinës refuzojnë t’i marrin këta njerëz që nuk kanë identitet, përderisa nuk provohet se shteti i caktuar është vendi i pooarë për ta. Sa kohë që këta njerëz me dokumente të shkatërruar nuk kanë ku të shkojnë, atëherë ata lejohen të qëndrojnë në Gjermani.

Ralf Jäger përfitoi një ngritje ndërkombëtare këtë vit gjatë konkluzioneve për ngacmimin seksual që ndodhi në Këln, krim që ndodhi në sytë e tij si ministër i punëve të brendshme. Në atë kohë minister Jäger mundi të ngrejë reputacionin e tij duke shkarkuar nga detyra shefin Policisë, duke fituar kështu mirëbesimin e publikut.

Po kështu politikanë të” Alternativës për Gjermaninë”  (kundër emigracionit në masë) kanë kërkuar përgjegjësinë te zonja Merkel.

/Veritas.com.al/