Policia ka mbërritur në selinë e PD pas telefonatës së bërë nga kryetari në detyrë i FRPD Belind Këlliçi. Ky i fundit krah ish-kryeministrit Sali Berisha ka telefonuar live para kamerave Policinë duke denoncuar se të rinjtë demokratë sipas tij i kanë kërcënuar me armë brenda në selinë blu.

“Njerëzit e armatosur si njihnim ishin me kapuc, kishte dhe nga ata që i njohim por nuk morën pjesë”, tha një i ri mbështetës i Berishës.

Sakaq Këlliçi ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur të dhënat personale në zyrën e tij.

“Dua të bëj një kallëzim pres policinë shkencore se më është bastisur zyra, mos vonohen se më është vjedhur zyra në ambientet e PD dua të bëhet ekspertiza më kanë vjedhur të gjitha të dhënat personale e ka shumë tension ka njerëz të armatosur’, tha për Policinë Këlliçi i cili ka denoncuar bastisjen e zyrës së ti