Lajmi se janë ndaluar nga policia dy djemtë e Azem Hajdarit- prijës i protestave anti- komuniste të studentëve në vitet ’90 dhe Hero i Demokracisë, është shpërndarë nga policia me një vrull shumë të madh. Por pyetja është: Pse u ndaluan; dhe pse u ndoqën nga Tirana deri në kufi me Malin e Zi?

Përgjigja e pyetjes së dytë është se Policia kërkoi ‘ndalim të bujshëm’ dhe i ndoqi të dy djemtë derisa i ‘kapi’ në kufi ku bëhet edhe lajm. Të dy djemtë e Azem Hajdarit e kishin kryer ‘veprën penale’ që më 27 dhjetor, por policia priti datën 2 janar kur këta të ishin në kufi.

Kirjald dhe Azem Hajdari janë ndaluar një ditë më parë, pasi ndaj tyre ishte bërë një denoncim nga një person.

Ky i fundit pretendonte se ishte dhunuar nga vëllezërit Hajdari.

Policia njofton:

“Më datë 02.01.2018, në ikën e kalimit kufitar Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A. H., vjeç 19 dhe K. H., vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal.

Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve procedurale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.