Në këto momente, në stadiumin e Shkodrës po zhvillohet ndeshja e futbollit mes ekipit kombëtar të Kosovës dhe ekipit kombëtar të Kroacisë.

Policia ka ndaluar grupin e tifozëve kosovarë “Dardanët” , në Shkodër në prag të ndeshjes Kosovë-Kroaci. Kjo për shkak se ata kanë marrë një flamur gjigant kuqezi, që donin ta shpalosin gjatë ndeshjes.

Mirëpo Policia e ka ndalur këtë flamur dhe pret një konfirmim nga Federata e Futbollit të Kosovës. Kjo e fundit mund të vendosë që flamuri të mos hyjë në stadium.

Vetë kreu i këtij grupimi, Lulëzim Berisha ka thënë se pritet konfirmimi nga FFK-ja për flamurin