Media turke njoftojnë se në Stamboll është duke u zhvilluar një operacion policor, ku janë përfshi edhe helikopterë, për kapjen e sulmuesit që kreu sulmin terrorist gjatë Vitit të Ri në një klub nate, i cili vrau 39 qytetarë.

Ekipi i Departamentit për Luftimin e Terrorizmit në Stamboll zbuloi foto të terroristit, ku duket fytyra e tij, ndërsa agjencia e lajmeve Anatolia ka publikuar fotot.

Policia iu përgjigj një thirrje telefonike dhe pastaj filloi një operacion në një shtëpi që ndodhet në lagjen Zeytinburnu të Stambollit, raporton AP.

/Veritas.com.al/