Një maxhorancë e fortë e Evropianëve në të 11 vendet e Evropës Qendrore kundërshtojnë politikat e emigracionit të BE. Në këtë shifër përfshihen 9 nga 10 hungarez që i kundërshtojnë këto politika.

Studimi është udhëhequr nga Instituti Nézőpont në Austri, Bulgaria, Kroaci, Republika Çeke, Gjermani, Hungari, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni.

Kjo zbulon se 74 për qind e të të pyeturve në këto vende besojnë se politikat e BE mbi emigracionin janë ose do të jenë negative për kontinentin.

Evropa Qendrore është më kundërshtare me 89 për qind të Sllovakëve dhe Hungarezëve që mbajnë mendimin negativ për politikat, të ndjekur nga afër prej Çekëve me 88 për qind të popullsisë që mendojnë të njëjtën gjë.

Veritas.com.al/