Zyrtarët Polakë po e përshëndesin vizitën e ardhshme të Donald Trump, dhe takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes si një ‘sukses shumë i madh’ për qeverinë. Ngjarja po përjetohet si një e papritur që Trump do të ndalojë në Varshavë para se të udhëtojë për në Paris, Londër dhe Berlin- njofton Breitbart News.

Vizita e Trump, sipas zyrtarëve, i jep një rritje të fuqishme qëndrimeve të kryeministres Beata Szydlo e cila gjatë kësaj kohe është ndjerë e margjinalizuar nga Bashkimi Europian mbi refuzimin e rivendosjes së emigrantëve mbi ndryshimet ligjore që BE e konsideron se ‘ka dobësuar shtetin ligjor’.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se Trump do të vizitojë Poloninë me 6 korrik para se t’i bashkohet g20 në Hamburg, Gjermani. Shtëpia e Bardhë thotë se vizita në Poloni- ku Shtetet e Bashkuara- kohët e fundit kanë dislokuar qindra trupa- është për të konfirmuar se Polonia është një nga ‘aleatët më të ngushtë evropian të Shteteve të Bashkuara’ dhe për të konfirmuar gjithashtu këtë qëndriom të palëkundur.

Veritas.com.al/