Vetoja e Polonisë ndalon miratimin e dokumentit. Sipas Varshavës, diskriminimi kundër hebrenjve dhe të krishterëve duhet të përmendet qartë

Koment i Financial Times/

Polonia përsëri kundër një vendimi të Bashkimit Evropian. Këtë herë, qeveria e Varshavës bllokoi nënshkrimin e Kartës Evropiane të të Drejtave Themelore.

Arsyeja, sipas polakëve, është se teksti është tepër i favorshëm ndaj kërkesave te komunitetit gay. Polonia ka kundërshtuar që diskriminimi kundër homoseksualëve por jo të krishterëve dhe çifutëve te përmendet në Kartë. Dhe për këtë arsye ajo vendosi ta bojkotonte atë.

Drafti i Kartës ishte temë e debatit gjatë takimit të ministrave të drejtësisë të BE.

Nënshkrimi i Varshavës nuk ndodhi për shkak të këtij pasazhi: “Personat LGBT ende shpesh janë viktima të diskriminimit, dhunës fizike dhe nxitjes së urrejtjes dhe dhunës në të gjithë Bashkimin Evropian“.

Qeveria konservatore e Polonisë, dukshëm nacionaliste dhe pjesë përbërëse e sistemit të Grupit të Vishegradit, jo vetëm që e refuzoi këtë deklaratë, por edhe donte të shtynte derisa të futej ne mënyrë eksplicite fraza e “të krishterët dhe çifutët“. Dhe ajo vuri veton, duke e bërë të pamundur miratimin.

Siç raporton Financial Times, Ministria Polake e Drejtësisë tha se vuri veton sepse donte të theksonte sulmet kundër të krishterëve dhe çifutëve në Evropë shpesh të bëra për arsye fetare, por që shpesh “injoroheshin”. “Polonia – shpjegoi ministria – ka lëvizur për të marrë parasysh nevojën për të mbrojtur të krishterët dhe hebrenjtë nga diskriminimi fetar në një mënyrë të barabartë me mbrojtjen e të drejtave të njerëzve LGBT, fëmijëve të imigrantëve apo grave.

Veritas.com.al/