Nënkryetari i Parlamentit të Polonisë dhe anëtar i Partisë Ligj dhe Drejtësi  (PiS) Ryszard Terlecki ka pohuar se Bashkimi Europian po përballet me krizën më të madhe dhe përçarjen Lindje e Perëndim vazhdon të thellohet.

“Ne themi prerazi:Ne nuk e duam BE me dy shpejtësi; ne nuk duam të kthehemi prapa në kohën e ndarjeve të Europës, dhe Gjermania, Franca, lojtarët më të fortë të BE, e dinë se kjo ndarje është më e përshtatshmja për ta dhe prandaj e nxisn. Ne themi: “Ne do të mobilizohemi në Europën Lindore dhe Qendrore”.

Kështu tha Terlecki në Forumin e 11-të ‘Europe-Ukraine’ në Jasionka të Polonisë këtë javë.

Zëvendës presidenti i Parlamentit të Polonisë tha se ish shtetet komuniste ishin “shumë të lidhura me sovranitetin e tyre”, dhe shtoi se “Këto vlera janë hedhur poshtë sot nga establishmenti liberal”.

Veritas.com.al/