Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të bashkuara, ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se pavarësisht se secili nga kombet tona ka kaluar plot në këto 100 vite, por marrëdhënie mes dy vendeve, jo.

“Pavarësisht se ambasadorja Kim punon sot për Presidentin Biden pasi u emërua nga Presidenti Trump, përkushtimi është i njëjtë”, tha Pompeo në fjalën e tij.

Pompeo theksoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit ushtarak mes dy shteteve, në kuadër të aleancës në NATO. “E dinim që do të vinte një ditë kur do të ishte e rëndësishme që të ishim të aftë ushtarakisht, por edhe në fushën e diplomacisë. Kjo marrëdhënie e fortë që është ndërtuar me vende të ndryshme është më e rëndësishme se kurrë sot”.

“E shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera po aq të suksesshme. Jam këtu për 100-vjetorin, por ju lutem më bëni një ftesë edhe për 125-vjetorin”, shtoi Pompeo.