Partia e Euroskeptikëve, populistëve dhe kryengritësve të Italisë, është në rrugë për të fituar zgjedhjet e ardhshme- sipas anketimeve; dhe ndodhen në pikën më të lartë deri tani.

Sipas vëzhgimeve të Ipsos, publikuar të Martën në gazetën  Corriere della Sera, “Lëvizja Pesë Yje”  fiton 32 për qind të votave, pesë pikë e gjysmë mbi Partinë Demokratike (PD).

Anketimet e kryera mes 5,000 votuesve e venë Ligën e Veriut, parti e krahut të djathtë populist, në vlerën e 12.8 për qind të votave, përballë partisë së ish- kryeministrit, Silvio Berlusconi, Forza Italia me  12.7 për qind.

“Ne jemi në një pikë ku është ku Partia Demokratike e ka të pamundur të ngjitet për të fituar zgjedhjet e ardhshme” tha Eurointeligencie- një thinj tank që po vëzhgon zgjedhjet.

PD ka pësuar rënie më shumë se tre për qind në muaj, që kurse kryeministri Matteo Renzi tentori të rivlerësonte autoritetin e tij me referendumin e kaluar- shkruan Reuters.

/Veritas.com.al/