-Zgjidhet Almeida, me mbështetjen e Ciudadanos. Barcelona: Rifiton Colau-

Bashkia e Madridit është kthyer djathtas me Partinë Popullore që ka zgjodhur kandidatin e saj për kryebashkiak, José Luis Martinez Almeida, falë mbështetjes së partisë së re të ekstremit të djathtë Vox.

Tre javë pas zgjedhjeve bashkiake dhe pas negociatave intensive, konservatori Martinez Almeida eshte zgjedhur kryetar i bashkisë në sajë të mbështetjes së dy këshilltarëve të qendres së djathtë të Ciudadanos dhe të se djathtës ekstreme të Vox. Do të ndodhë si me Manuela Carmena, ish-gjyqtare e zgjedhur në vitin 2015 me votat e se majtës dhe mbështetjen e te majtës ekstreme.

Partia Popullore do të administrojë Madridin në koalicion me Ciudadanos, me mbështetjen e Vox. Një marrëveshje e ngjashme është arritur në të paktën një qytet tjetër. “Do të ndjeni keqardhje për sa do të jetë i nevojshëm fakti që keni vendosur ti jepni një force si Vox mundësinë të vendosë qeverinë e qytetit më të rëndësishëm në Spanjë, njërës nga më të rëndësishmet në botë”, reagoi Pepu Hernandez, kandidati i partisë socialiste që doli i mundur pas marrëveshjes.

Popullorët e Ciudadanos kanë firmosur një marrëveshje prej 80 pikash për të qeverisur së bashku kryeqytetin. Midis këtyre pikave, një rishikim i programit Madrid Central, një sistem kufizimi i trafikut në qendër të qytetit  kërkuar nga kryebashkiakja Carmena. Sistemi dënon shoferët që hyjnë në qendër pa leje, me qëllimin për të reduktuar problemin me 40 përqind. PP dhe Ciudadanos kanë pranuar të deklarojnë një “moratorium mbi gjobat” duke filluar nga 1 korriku, ndërkohë që po rishqyrtohet i gjithë projekti.

Situatë e ndryshme në Barcelonë, ku me 21 vota nga 41 te Këshillit Bashkiak, Ada Colau u konfirmua kryebashkiake e Barcelonës. Ka qënë vendimtare aleanca me PSC, partia socialiste katalane dhe grupi i ish kryeministrit francez, Manuel Valls.

Verital.com.al/