Jemi ne prag te festes se dashurise, keto dite neper te gjithe boten shpenzohen me miliona para per te gjetur dhuraten e duhur.  Megjithatë,  studimet kanë treguar se vetëm një në pesë të tilla vlerësohet dhe pëlqehet.  Ja disa këshilla që dhurata e zgjedhur të mos përfundojë në  sirtar,  ose në rastin më të keq,  në plehra.   Pothuajse në të gjitha kulturat,  dhurata shpreh një mënyrë për të treguar dashuri,  miqësi dhe përkushtim.  Në fakt,  nuk është aspak e këndshme nëse në momentin kur hap kutinë,  të duhet të shprehesh: “Njihemi prej dhjetë vjetësh dhe ende nuk e ka kuptuar që ngjyra rozë nuk më pëlqen?”.

 

Ja disa rregulla morale për dhuratat

 

Sipas saj,  asnjëherë nuk duhet hedhur ose lënë në sirtar kartolina,  apo pusulla që e shoqëron,  sepse është gjithmonë e rëndësishme të kujtohesh për njerëzit që të kanë për zemër dhe të kanë blerë dhurata.  Pastaj,  rregullat vazhdojnë me shenjën e mirënjohjes,  ku një kartolinë ose një telefonatë falënderimi do të ishte e përsosur.  Për t’u sjellë si aristokratë të vërtetë,  ndalohet rreptësisht që të thuhet vërdallë se nuk të pëlqeu dhurata që të bënë,  sepse shumë shpejt fjalët mund të përfundojnë në veshët e personit që mund t’ju akuzojë si mosmirënjohës.  Fatura për të parë se sa ka kushtuar një dhuratë,  duhet kërkuar vetëm në rastin e veshjeve,  që duhen ndryshuar për shkak të përmasave,  edhe pse kjo dhuratë mund të jetë bërë nga një i afërm i ngushtë.  E pafalshme,  do të ishte të tentosh të rishesësh dhuratën për të marrë paratë.  Në rastin më të keq,  dhurata është e destinuar të përfundojë në plehra. Në fakt,  në Londër,  në ndihmë të atyre që nuk duan t’i hedhin poshtë dhuratat,  vijnë disa magazina të mëdha angleze,  që në këto ditë të fundit të ndërrimit të viteve paralajmërojnë që të mos dëmtohet kutia dhe të ruhet fatura për të pasur një mundësi të re për një ndërrim të mundshëm. Ndaj po ju japim disa alternativa që dhurata juaj të pëlqehet:

 

 

Ja disa ide për dhurata

 

Aksesorë

  1.  Vathë-Ata mbeten një prej aksesorëve më të kërkuar dhe më të pëlqyerat nga femrat,  pasi të bëjnë të ndihesh më elegante.  Të dizenjuar me gurë do të duken më fine dhe më klasik,  nëse mikja juaj ka një stil të tillë.  Ky ka qenë dhe trendi i vathëve për këtë sezon.
  2.  Kapele- Ky dimër i ftohtë nuk mund të kalohet pa një kapele.  Sipas gjatësisë së flokëve të saj sugjerohen dhe modele të ndryshme kapelesh.  Nëse ajo ka flokë të gjatë mund të zgjidhni një kapele me strehë të madhe,  nëse ka flokë të shkurtër një strehë e vogël e rrumbullakët apo si kaubojs do të ishte perfekte.
  3.  Varëse- Ka një larmi modelesh që mund të zgjidhni për mikun/mikeshën tuaj.  Në varësi të stilit të saj mund ta përshtasni edhe këtë dhuratë që mbetet gjithmonë e dëshiruar dhe e përdorur në masë nga femrat por edhe nga meshkujt.
  4.  Byrzylyk- Një trend i fundit për meshkujt janë byrzylykët e lëkurës të gërshetuar me ndonjë figurë të çeliktë apo të argjendtë.  Për femrat ky aksesorë është më i gjerë,  pasi mund të jenë bizhu ose material të tjera si argjendtë,  flori etj.  Sa më e thjeshtë aq më e pëlqyeshme do të jetë.
  5.   Unaza- Edhe pse shpesh herë të dhurosh një unazë ka një domethënie të veçantë,  ka plot raste kur ajo dhurohet si një aksesorë i bukur pa e veshur me kuptime të tjera.  Nëse personi që doni t’i jepni këtë dhuratë është i apasionuar pas unazave , mos nguroni zgjidhni diçka që t’i përshtatet dhe ja ku u krye dhe dhurata.
  6. Orëtjanënjë ide fantastike, atogjithmonëkanëqenënjëngadhuratat e preferuaratënjerëzve, përmëtepërkurdhurohennganjërëzitmëtëdashurpë ne.

Pajisje teknologjike

img_1792

Tashmë smartphone-et kanë pushtuar çdo aspekt të jetës sonë.  Pse mos ta bëjmë eksperiencën e lojës më të këndshme me një kontroller që na kujton aq shumë playstationin e dashur nga shumë prej nesh?

Sa herë na rastis,  sidomos në udhëtim,  të kemi baterinë të shkarkuar pikërisht në momentin kur telefoni na duhet më tepër?  Zgjidhja më e mirë është bateria portative e Anker që lejon të rikarikojme Iphonin deri në 6 herë.

Nëse ju pëlqejnë kontrastet: si thoni për një gramafon me suport për Iphone-in ose për Ipad-in? Një dhuratë shumë e vyer për të kënaqur edhe me kërkuesit.

 

Këpucë dhe veshje

  1.   Nëse partnerja juaj është e apasionuar pas modës atëherë këpucët do të jenë zgjedhja ideale.
  2.  Bluzat e gjata me motive indiane,  me ngjyra të tokës janë nëm modë këtë dimër,  të ngrohta,  praktike dhe trendi,  një dhuratë e kompletuar.
  3.   Xhaketat,  një tjetër dhuratë e nevojshme.  Ngjyra blu është një nga të preferuat këtë sezon,  ndaj një model me prerje të gjatë,  do t’i shërbente shumë dhe ajo do t’ju ishte mirënjohëse për këtë.
www.hdnicewallpapers.com
www.hdnicewallpapers.com

Adhurues/e  i pijeve

Sigurisht që birra është një nga pijet alkolike më të dashura.  Por me këtë krizë ekonomike,  gjithçka kushton më shumë.  Atëherë pse të mos kursejmë duke e  prodhuar vetë birrën me beer machine.  Miqtë tuaj që e duan alkolin do t’ju jenë gjithmonë mirënjohës.

dhuratttt

Kujtime të stampuara

Stampimet janë një tjetër dhurate e gjetur për festa.  Ju mund të stamponi foto tuajat apo të njeriut të dashur në një jastëk,  bluze apo diku tjetër.  Ai do mbetet një kujtim shumë i bukur për çdokënd.

Albumet e fotografive mbeten një dhuratë klasike ku mund të përmblidhni copëza kujtimesh që do ju risjellin ndërmend ditë plot emocion.

Ju pëlqejnë suprizat?

Atëherë mblidhni bashkë disa tullumbace të mbushur me helium dhe në fund lidhini me lidhëse, atje vendosni një pankartë me një dedikim.  Lëshojini tullumbacët deri në dritaren e tyre dhe me siguri ai/ajo do të impresionohet .

dhuratee

Relax dhe pushime

Pas një viti të lodhshëm ,  SPA do të ishte dhurata ideale që mund të bëni.  Masazhe me vajra esencial,  sauna dhe trajtime të tjera speciale do ju çlirojnë nga streset dhe lodhja që ju kanë pushtuar gjatë gjithë vitit.

Një udhëtim mbetet gjithmonë mbretëresha e dhuratave,  diku larg qytetit mbytës, që tashmë e kemi mësuar përmendësh çdo cep të tij. Një fundjavë në një qytet romantik si Parisi,  apo në Dubain e nxehte, në Selanikun plot drita do ishte një dhuratë speciale.

Detaje të ëmbla

Arushët,  çokollatat dhe çdo gjë tjetër  fëminore është shumë e pëlqyeshme për femrat.  Këto dhurata i bëjnë të ndihen të përkëdhelura dhe të rikthehen në fëmijërinë e tyre për të kujtuar çastet më të bukura.

 

Dekorues për shtëpinë

Një pikturë për t’u varur në muret e shtëpisë do të ishte e preferuar,  ai/ajo do t’ju kujtojë gjithmonë sa herë ta shoh atë.

 

 

Qirinj aromatik janë një tjetër alternative,  një detaj që e mbush më tepër shtëpinë tuaj dhe i jep një atmosferë të ngrohtë dhe të gëzueshme.

 

Ambazhurët janë të nevojshëm,  atëherë pse nuk dhuron një ambazhurë të bukur që t’i ndriçojë dhomën? Ajo/ai do t’ju ishte shumë mirënjohës.

Libra

Mbeten dhurata klasike dhe gjithmonë e preferuar.  “50 Shades of Grey”,  nëse doni ta nxisni pasionin e partneres/it tuaj atëherë ky libër do të ishte ideali. “The girl on the train” të Paula Hawkins,  “Red Queen” të Victoria Aveyard,  “The nightingale” të Kristin Hannah,  “The heir” të Kiera Cass etj.

Kafshë shtëpiake

Shumica e njerëzve janë dashamirës të kafshëve,  ndaj një qenush i vogël do ta mbushte me lumturi,  ai/ajo nuk do të ndihej asnjëherë vetëm,  ju do t’i dhuronit një mik të vërtetë,  që do ta shoqëronte atë kudo.  Kjo është një dhuratë vërtetë e bukur.  Por dhe macet nuk mbeten pas,  por kjo varet nga preferencat tuaja.

Peshqit thonë se sjellin fat,  atëherë përse do mos i blini një akuarium me dy peshq për t’i shtuar fatin e mirë?

Breshkat e ujit janë shumë të veçanta,  por edhe këto janë fatsjellëse.  Një akuarium i vogël i zbukuruar me ndonjë pemë dhe gura të vegjël ,  do të ishte dhe një dekoruese e mirë për shtëpinë tuaj.

dhurate5