Ndryshe nga vitet e kaluara, nuk do të jetë më muaji shtator koha e shpalljes së fituesve por muaji korrik, menjëherë pas përfundimit të maturës shtetërore. Ndërkohë që, sipas ligjit të arsimit të lartë janë universitetet që do të përcaktojnë kriteret e pranimit për kandidatët.

Kështu, nëse një kandidat do të konkurojë në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë duhet të ketë aftësi të mira në matematikë, ekonomi, fizikë e gjuhë të huaj.

Universiteti i Arteve dhe i Sporteve do të jenë universitetet e vetme që do të kenë konkurse. Kandidatët do të duhet të konkurojnë në bazë të aftësive që kanë, në lidhje me profilet që do të zgjedhin.

Universiteti i Tiranës ka përcaktuar 50% mesataren e tre viteve përfshirë edhe notat në provimet e maturës dhe 50% e ka mesatarja e grup-lëndëve, sipas drejtimeve që ka Universiteti i Tiranës, në lidhje me degët që ofron. Ndërkohë që nuk do të ketë konkurs për studentët e rinj.

Për universitetin e Mjekësisë, 35% do ta kenë notat e maturës shtetërore, 35% nota mesatare e tre viteve dhe lëndët formuese 30%, përkatësisht 10% kimia, 10% fizika, 10% biologjia, sociologjia 2 % dhe filozofia 2%.

Për ciklin e dytë të studimeve, nota mesatare do të jetë 8.5. Për degët si infermieri, mami, fizioterapi, imazheri, logopedi në ciklin e parë të studimeve, nota mesatare është përcaktuar 8.

Për universitetin Politeknik, nota mesatare është propozuar nota 6. Ndërsa universitetet e rretheve, ende zyrtarisht nuk kanë bërë me dije kriteret e pranimit.