Presidenti i Republikës Bajram, nga Kukësi komentoi deklaratat e ministres britanike Suella Braverman, që i quajti shqiptarët që emigrojnë drejt Anglisë si kriminelë.

Kreu i shtetit u shpreh se nuk mund të etiketohen shqiptarët si pushtues për faktin se ata jetojnë dhe punojnë kudo në botë.

Ai tha se ka kërkuar hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës që të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme për të punuar si punëtorë sezonal.

“Shqiptarët janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa. Nuk është e drejtë të bullizohen në këtë lloj gjëje. Natyrisht ka edhe elemente anësore të padëshiruar që mund të kenë lidhje me krimin. Por nuk janë vetëm shqiptarët. I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj t’i bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrante, rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverise angleze ne këtë rajon të behen te prekshme nga qytetaret dhe mos te jene vetëm ne kuadrin e këshillimeve. Por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë”.

Disa ditë më parë, Braverman u shpreh se se shumë shqiptarë pretendojnë për azil ‘të rremë’ në Britani, pavarësisht se paguajnë mijëra për të mbërritur në tokën angleze. Ajo tha se abuzimi ‘duhet të ndalet’ dhe se Mbretëria e Bashkuar dhe francezët do të punojnë më ngushtë për të trajtuar migracionin e paligjshëm.

Ardhjen e emigrantëve drejt Britanisë, ministrja e quajti një “pushtim” të vendit të saj, ndërsa u kritikua nga kryeministri Edi Rama, i  cili theksoi se shqiptarët në Britani nuk janë me miliona, por 140 mijë.