Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të Martën se presidenti Donald Trump, personalisht, do të marrë pjesë në Samitin e NAATO-s në muajin Maj. Kështu mbyllet edhe një portë për spekulimin e disa mediave që kishin thënë se “Donald Trump nu do të marrë pjesë në Samitin e Brukselit”.

Kriza e demokratëve dhe mjeshtrit e medias shpenzuan thuajse gjithë ditën të Martën duke qarë se Sekretari i Shtetit , Rex Tillerson ka raportuar planin që të rrëshqasë nga takimi i liderëve të NATO-s në Bruksel, ndërsa planifikonte një udhëtim në Rusi brenda muajit. Planet e Trump u shpallën të Martën pasdite.

“Presidenti po mirëpret takimin me homologët e NATO-s që të riafirmojë rolin tonë të fortë në NATO; dhe të diskutojë çështje kritike të Aleancës, sidomos përgjegjësinë e aleatëve- duke ndarë me NATO-n rolin e luftës kundër terrorizmit”- thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti do të marrë pjesë në atkimin e NATO-s që do të mbahet në Maj në Bruksel.

/Veritas.com.al/