Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka shkruar një letër ku rendit 14 pyetje për Ministrin e Mbrojtjes, zonjën Olta Xhaçka. Ai bashkë me publikimin e pyetjeve jo sekrete të ngritura për Sandër Lleshin ka bërë publike dhe një nga arsyet kushtetuese të mos-dekretimit të tij që herën e parë. Në refuzimin e propozimit më 3 nëntor, Zyra e shtypit e Presidentit njoftoi se presidenti Meta nuk e ka krijuar bindjen për të dekretuar Lleshin si ministër të ri.

Ndërsa tani në letrën e tij për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Kreu i Shtetit thotë se duke qenë se ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, emërimi Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

Në thelb ‘problemi’ pse nuk e dekretoi Sandër Lleshin, qenka fakti se ai paska gradën gjeneral në ushtri.

Përgjigjet kryeministri Rama:

Kanë kaluar vetëm pak orë nga mbërritja e letrës për Lleshin në dorën e një ministri tjetër (Xhaçka), kur presidentit Meta i është përgjigjur vetë kryeministri Rama:

“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila shteron fare këtë vorbull të panevojshme. lexim të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.

Ja edhe letra e zotit Rama:

Rama Postimi 1