( Kandidati për kryeministër Carlo Cottarelli)/

Presidenti i Italisë ka vendosur të caktojë një ekonomist pro- masave shtrënguese financiare si kryeministër i Italisë. Vendimi i presidentit u mor ditën e Hënë pasi vendi rrëshqiti në kaos politik pasi përpjekjet e dy partive populiste për krijimin e qeverisë, dështuan.

Carlo Cottarelli, një ish ekonomist i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbërriti në Pallatin Quirinal ditën e Hënë në mëngjes, me një listë qeveritare teknokratësh në duar. Megjithatë në Itali ekziston një mundësi e fortë për zgjedhje të reja në vjeshtë.

Kriza është përhapur kur presidenti Sergio Mattarella vuri veton mbi emërimin e emërimit të euroskeptikut të frikshëm, Paolo Savona si ministër i Ekonomisë, duke tërbuar të dy partitë fituese të zgjedhjeve: Të djathtët ekstremë të ‘League” dhe partinë kundër establishmentit, “Lëvizja e Pesë Yjeve”.

Veritas.com.al/