Nga: Fatos Bytyci, Reuters/

Kosova është gati për marrëveshje kompromisi me Serbinë për të zgjidhur çështje pozitat e ngrira për një kohë të gjatë mes dy vendeve, ka thënë presidenti Hashim Thaçi në një letër për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Serbia dhe ish provinca e saj, Kosova- e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, kanë zhvilluar një dialog të sponsorizuar nga Bashkimi Europian ku kërkohet zgjidhja e statutit; por megjithatë deri tani është bërë pak progres.

Bisedimet janë ndaluar që në Nëntor kur qeveria e Prishtinës rriti deri 100 për qind tarifat në dogana për shumicën e mallrave të importit që vijnë nga Serbia. Serbia deklaroi se nuk do të zhvillojë bisedime nëse zgjidhet e tregut nuk kthehen në normalitet.

“Unë do të jem gati dhe i vullnetshëm për të bërë kompromiset e nevojshme për të arritur zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të balancuara me Serbinë që do të qarkojnë të gjitha çështjet shumë të debatueshme, me qëllim që t’i japim fund konfliktit të vjetër me Serbinë dhe të sjellim paqen  në mbarë rajonin’, ka shkruar Thaçi në letrën e tij të datës 8 janar.

Por mbetet e paqartë pse Thaçi e publikoi letrën në këtë moment, disa ditë pasi mori një letër nga presidenti Trump që e nxit homologun e ti në Kosovë për të bërë për të bërë gjithçka që të arrihet marrëveshja me Serbinë dy dekada pas përfundimit  të luftës.

Veritas.com.al/