Koment/

Presidenti Ilir Meta pasi është takuar dhe ka folur me kreun e opozitës, Lulzim Basha rreth ‘grushtit të shtetit’ imagjinar që ai ka në mendje, ka urdhëruar kryetarin e PD, Basha, që udhëzimet t’i dërgojë menjëherë te partitë e tjera të vogla.

Të kujtohen aksionet nervoze të  Partisë në diktaturën komuniste, kur Hoxha urdhëronte organizatat e Partisë dhe ‘organizatat e masave’ për të çuar në vend porositë kundër ‘armikut të klasës’.

Lajmin për takimin urgjent dhe porositë e të madhit’, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, i cili njofton se ka qenë Presidenti Meta ai që ka thirrur në takim kreun e PD, Lulzim Basha në ambientet e Presidencës.

Presidenti Meta e njohu Bashën me shqetësimet që ka për sa i përket ndryshimeve që sipas tij qeveria po kërkon të bëjë grusht shteti. Meta i ka kërkuar kryetari të PD që të informonte edhe drejtuesit e tjerë të partive opozitare.

Në fund thuhet se Presidenti do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.”

Është i njëjti fjalor dhe i njëjti stil si në kohën e  diktaturës kur diktatori shpalli ‘shpartallimin e grupit armiqësor të naftës’, të ‘grupit armiqësor në ushtri’,  të grupit armiqësor në art e kulturë’…

Presidenti Meta e njohu z. Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare, thotë njoftimi luftarak i Presidencës.

‘Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.” shkruan Tedi Blushi.

Heroizmi i Presidentit ka marrë pamje komike:

“Dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT. BËNI DURIM! DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR! 🇦🇱”, përfundon Blushi.

VERITAS.COM.AL/