Nga: Veritas.com.al/

Ministri i Brendshëhm, Dritan Demiraj, vetëm në një pikë mund të mos quhet ‘i huaj’, në pikën që është shumë ‘familjar’ me situatën e zjarreve në vend. Ai vetë ka marrë lopatën dhe është shfaqur i vetëm në punën për shuarjen e  zjarrit në Elbasan.

Por në çdo gjë tjetër është ‘i huaj’.

Është i huaj për qeverinë ku bën pjesë, sepse vjen nga opozita. Kryeministri Rama nuk ka biseduar kurrë me të; as e ka takuar ndonjëherë.

Vetë Partia nga ku vjen, POD, ka lëshuar silura kritikash të forta ndaj ministrit Demiraj për shkak të një deklarate të tij sikur në vend ‘nuk ka’ kanabis.

Por zoti Demiraj vazhdon të mbetet ‘i huaj’ derisa të merret vesh nëse zoti Rama, kryeministër, do ta pranojë në administratën e tij pasi t’i mbarojë misioni në qeveri si  ministër.

Sot zoti Demiraj është ftuar nga kryetari i Shtetit, zoti Meta, për të dëshmuar mbi situatën e zjarreve.

Pas situatës alarmante nga zjarret në vendin tonë, që përditë numëron zona të reja të shkrumbuara, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj.

Mësohet se takimi u zhvillua në Presidencë, pas alarmit që një ditë më parë kishte dhënë vetë ministri teknik i PD-së, duke theksuar se ka rrezik të cenimit të sigurisë kombëtare pikërisht nga zjarret e qëllimta në vend. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 40 minuta.

Veritas.com.al/