Pasdite sot, presidenti i republikës, Bujar Nishani ka pranuar kërkesën e zotit Lu për takimin me presidentin e Republikës.

Takimi u kërkua nga ana e ambasadorit pas akuzave shumë të rënda që lëshoi ambasadori amerikan kundër Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.

“Për Presidentin Nishani akuzat ishin shumë të rënda- shkruan presidenca pas takimit-. Deri më sot nuk ka pasur kontestime nga partnerët ndërkombëtar”, shkruhet më poshtë gjë që nënkupton se presidenca kishte arsye “të forta” për qëndrimin ndaj ambasadorit amerikan.

Nuk dihet nëse Presidenti i republikës do të ankohet në Departamentin e shtetit për sjelljen e ambasadorit, apo do të mbetet me kaq.

/Veritas.com.al/