President Barack Obama pas tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ose njeriu më i pushtetshëm në botë, më në fund ka pranuar dje në North Carolina, se “fati i SHBA dhe i Botës ndodhet në fije të perit”.

Unë e di se askush nuk do katër vjet të tjerë me Obamën- tha ai. Por megjithatë Obama kërkoi q ëtë votohet për Hillary Clinton, ish sekretare e shtetit në administratën e Obamës.

Vëzhgues dhe analistë politikë po thonë se një mandat për Clinton është “edhe katër vjet të tjerë për Obamën”.

Preidenti Obama, dje, teksa mbështeste kandidaturëne  Hillary Clinton në North Carolina, ishte konfuz. Edhe tha se “duhet të votoni për Hillary”, ndërkohë tha se “askush nuk do më edhe katër vjet me Obama”. Në një moment tha edhe se Clinton “këto kohët e fundit ka qenë e turbullut”.

Presidenti i Amerikës, Obama, gjeti rastin të sulmojë kandidatin Republikan, Donald Trumph. Ai e paraqiti fitoren e Trump si një “rrezik për botën” dhe për të drejtat e njeriut.

Shteti North Carolina është fituar nga Obama në vititn 2012. Në vitin 2008 u fitua nga rivali Republikan. Ditët e fundit Trump ndodhet me shtatë pikë para Hillary.

/Veritas.com.al/