Presidenti Trump vazhdoi një traditë të nderuar për Shtëpinë e Bardhë duke falur Gjelin e Falënderimeve Kombëtare të këtij viti në Rose Garden.

Pas një votimi të ngushtë, Amerikanët zgjodhën “Corn”, një zog 42 paund nga Iowa, si i nderuari i këtij viti. “Cob”, sfiduesi dhe zëvendësuesi i parë, do të bashkohet me Corn për një pension të merituar në Universitetin Shtetëror të Iowas pas festimeve të sotme.
“Gjeli i parë që shmangu tryezën e darkës në Shtëpinë e Bardhë mori falje jozyrtare kur djali i Presidentit Abraham Lincoln,Tad, iu lut babait të tij që ta kursejë mikun e tij të ri,” tha Presidenti Trump. Duke filluar me Presidentin George H. W. Bush,Gjeli i Falënderimeve Kombetare tani merr një falje zyrtare çdo vit.

Në emër të të gjithë familjes Trump, unë dua të uroj çdo Amerikan një Falënderim të shëndetshëm dhe shumë të lumtur”, tha Presidenti Trump.

“Çdo Amerikan mund të bashkohet në falënderimet ndaj Zotit për dhuratat e pabesueshme që na ka dhuruar – bekimet e familjes, komunitetit dhe këtij vendi të jashtëzakonshëm, të bukur dhe të madh”.
VERITAS.COM.AL

 

 

 

 

President Trump pardons “Corn,” the 2020 National Thanksgiving Turkey | November 24, 2020