Presidenti Donald Trump shpërndau një video mbi ceremoninë e hapjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem, duke njohur një impakt historik mbi vendimin e  tij.

“”Bëhet realitet plani që Jerusalemi të jetë kryeqytet i Izraelit”, tha Trump.

Trump deklaroi vendimin e tij për zhvendosjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Dhjetor 2017, duke përmbushur një premtim elektoral.

“Sot ne ndodhemi në procesin e njohjes dhe të hapjes së ambasadës në një tokë historike dhe të bekuar të Jerusalemit dhe ne po e hapim shumë, shumë vite para agjendës”, tha ai

Ai vlerësoi se Shtetet e Bashkuara është duke punuar për paqen në Lindjen e Mesme dhe mes Izraelit e Palestinës.

“Ne i shtrijmë dorën e miqësisë Izraelitëve, Palestinezëve dhe të gjithë fqinjëve të tyre”, tha ai.

 

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.