Prokurorët Polak thanë të Hënën se kanë thërritur Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, për të dëshmuar si dëshmitar në hetimet e tyre mbi rrëzimin e avionit që vrau Presidentin Lech Kaczynski dhe 95 të tjerë në vitin 2010.

Është hera e dytë që Tusk, i cili ishte kryeministër i Polonisë në kohën e përplasjes së avionit në Rusi, po thërritet nga prokurorët e vendit që po qeveriset nga kundërshtarët e tij politik të fortë.

Zëdhënësja Ewa Bialik tha se Tusk është thërritur që të paraqitet në 5 korrik.

Partia që qeveris vendin udhëhiqet nga vëllai binjak i presidentit të fundit. Ai ka thënë se Tusk ka disa përgjegjësi për vdekjen e presidentit, dhe ndërkohë po kërkon që ta diskreditojë Tusk, i cili gëzon një popullaritet të gjërë në Poloni.

Në Mars, Ministri i Mbrrojtjes, Antoni Macierewicz dëshmoi para prokurorëve se dyshon që Tusk të jetë fajtor për ‘tradhti diplomatike’ kundër Polonisë në vitin 2010. Ai tha se Tusk dështoi që të sigurojë pjesëmarrjen e Polonisë në hetime rrëzimit të avionit dhe kthimin e mbetjeve  nga Rusia; gjë që siguron qartësinë e plotë të çështjes.

Ekspertët e avionit kan ardhur në përfundimin se përplasja e avionit ishte një aksident, por prokurorët po investigojnë ku peshon përgjegjësia, për shembull te neglizhencat.

Muajin e kaluar Tusk dëshmoi si dëshmitar për akuzat mbi kontaktet sekrete mes zyrtarëve të shërbimeve sekrete të Rusisë dhe Polonisë, kur Tusk ishte kreu i qeverisë. Ai u përshëndet në Varshavë nga një grup mbështetësish, por edhe nga kundërshtarë. Ai u pyet për tetë orë, dhe kur mbaroi deklaroi se çështja është e karakterit politik.

Veritas.com.al/