Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin vjen në Tiranë ditën e enjte.
Burime pranë kabintetit të Kryeministrit Edi Rama bëjnë me dije se Ceferin do ketë një vizitë një ditore në kryeqytetin shqiptar. Ndonëse përflitej se Ceferin duhet të mbërrinte ditën e hënë, kjo nuk u arrit për shkak të agjendës së tij të ngjeshur.
Ditën e enjte, Presidenti i UEFA-s pritet të ketë një takim të veçantë me kryeministrin Edi Rama, takim në të cilin nuk pritet të jetë pjesë Duka.