Princi trashëgimtar saudit ka ndërhyre në Forumin e Rijadit: “Arabia Saudite dhe Turqia do të ndërmarrin të gjitha hapat për të ndëshkuar përgjegjësit”

 

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi është një veprim “brutal, i pajustifikuar që lëndon të gjithë sauditët dhe të gjithë botën”.

E ka deklaruar Princi trashëgimtar saudit, Mohammed bin Salman,duke folur ne Future Investment Initiative, konferencën mbi investimet në vazhdim ne Riad.

Ndërhyrja e princit saudit ishte fort e pritur. Disa ditë pas zhdukjes së gazetarit më 2 tetor, MbS kishte dhënë një intervistë të shkurtër për Bloomberg për tu mbyllur me pas në heshtje.

I shoqëruar nga një duartrokitje, princi kishte bëre një paraqitje të shkurtër dje në ditën e parë të Forumit. Por pas disa minutash dhe selfie të shumta, MbS kishte lënë sallën, pa bërë as një referencë të shkurtër për rastin Khashoggi.

Por të gjithë prisnin me padurim një koment te tij.Keshtu, sot, nga skena e ngritur në sallën kryesore të hotelit Ritz Carlton – disa muaj më parë një burg luksoz për më shumë se 200 princa, ministra dhe sipërmarrës saudite- MbS ka bëre deklaratat e para publike që nga fillimi i krizës lidhur me vrasjen.

“Kush është përgjegjës për këtë krim, duhet ta marrë parasysh: Drejtësia do të mbizotërojë, Arabia Saudite dhe Turqia do të ndërmarrin të gjitha hapat për të ndëshkuar përgjegjësit“,ka thene princi në mes duartrokitjeve të platese. Para se te nderhynte në forum, MbS kishte pasur një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, me të cilin kishte ndarë nevojën për të vazhduar për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e vrasjes.

Mbs në fund ka akuzuar entitete të paprecizuara që kerkojne te “përdorin këtë ngjarje të dhimbshme për të krijuar një distancë midis Arabisë Saudite dhe Turqisë.” Dua t’u dërgoj atyre një mesazh: Nuk do tja dalin derisa në Arabinë Saudite do te jete nje mbret i quajtur Salman dhe një princ trashëgimtar Mohammed bin Salman dhe një president turk me emrin Erdogan “.

Veritas.com.al/