(FOTO: Presidenti Barack Obama)

Presidenti Barack Obama po bëhet gati të takojë sot, e Enjtë, presidentin e zgjedhur Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Në momentin e takimit është parashikuar që Obama t’i shtrijë dorën me një degë ulliri pasardhësit të tij në Shtqpinë e Bardhë. Takimi bëhet edhe në kuadrin e kalimit të pushtetit në mënyrë paqësore, siç ka deklaruar Obama. Në këtë rast ai po i dorëzon “çelësat” njeriut që e kishte sulmuar si të papërshtatshëm për komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane.

Agjencia amerikane e lajmeve Associaton Press (AP) njofton se takimi do të bëhet në Zyrën Ovale, në simbol të kalimit të pushtetit nga Demokrati që e çoi ligjin e Healthcare deri në përfshirje të gjerë dhe që kreu marrëveshjen bërthamore me Iranin. Përballë është Donald Trump, Republikan,  i cili ka thënë se do t’i fshijë këto masa. Trump do të marrë postin me 20 Janar.

Gjithashtu është planifikuar që First lady Michelle Obama të takojë privatisht, në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë gruan e Donald Trump, zonjën Melania Trump.

Republikanët e Trump kanë arritur fitoren mbi Hillary Clinton, si për Shtëpinë e Bardhë edhe mbi Kongresin.

“Ai thjesht mori një mandat”, deklaroi Zëdhënësi i Dhomës republikane në Kongres Paul Ryan, i cili ka qenë gjithnjë kundër Trump.

N një moment emocional, gjatë fjalimit të saj, Hillary Clinton tha se humbja e saj ishte “ e dhimbshme dhe do të jetë e tillë për një kohë të gjatë”; gjithashtu vuri në dukje se “kombi doli më i ndarë se sa kisha menduar”.

Por megjithatë, Clinton tha se “Donald Trump do të jetë Presidenti ynë. Ne ia kemi borxh që t’i japim shans për të qeverisur”.

Trump ishte përtej çdo karakterizimi i qetë  dhe pas fitores nuk u shfaq në publik të Mërkurën.