Kanali televiziv Turk, TNT, ka transmetuar një kalendar të punimeve për gazsjellësit në proces, duke ardhur deri te TAP (Trans Adriatik Pipeline) që do të përshkojë dhe furnizojë vendin tonë me gaz.

TAP do të furnizohet nga Shah Deniz që do të injektojë gaz nga gazsjellësit e Kaukazit

Në vitin 2018 parashikon të përfundojë ndërtimi i fushës së Shah Deniz faza 2 (SD2

Fusha e Shah Deniz 2 tashmë ka përfunduar në masën 82%, ndërsa prodhimi do të nisë në mesin e vitit 2018.

Sasia totale e gazit që do të mund të transportohet do të rritet gradualisht në 16 miliardë metër kub në vit në dy vitet e para të funksionimit.

Gazi do të transportohet për në Turqi si dhe në Evropë përmes projektit të Korridorit Jugor.

Trans Adriatic Pipeline (TAP) është seksioni final i projektit të këtij Korridori dhe sasia fillestare që do të transportohet prej tij do të jetë 10 miliardë metër kub gaz.

Në Shqipëri, fillimi i ndërtimit të tubacionit pritet të përfundojë në fund të muajit shtator 2016./TRT