Liderja e Konservatorëve Skocez duket se zotëron mjaft influencë mbi Theresa May. Po cila është Ruth Davidson?

38 vjeç, ‘lezbike e kikboksit’ e mori Tories që në vitin 1997 kur nuk kishte më shumë se një anëtar parlamenti nga Skocia dhe e solli në ditët tona me 13 anëtarë skocez në Parlament. Ajo e ktheu Partinë Nacionale Skoceze nga një shaka kur thuhej se ‘ka më shumë panda’ se Tories në Parlament.

Por pavarësisht nga qëndrimet e saj mbi regjimet fetare në Lindjen e Mesme, ngritja e Ruth Davidson nuk është domosdoshmërisht mirë për Eurosceptikët konservatorë. Breitbart London ka prekur disa pika kyçe në karrierën e saj.

Veçanërisht mbi Brexit:

Davidson ka luajtur si Eurofile, duke bërë fushatë për ‘Remain’ gjatë Referendumit të Britaanisë mbi praninë në BE ose daljen prej BE.

Duke u shfaqur në BBC  ‘Daily Politics’ menjëherë pas votës për largim, ajo insistoi që Britania ‘mund të qëndrojë në Tregun e Përbashkët… edhe sikur pasojat e kësaj të ruajnë Lëvizjen e Lirë”.

Davidson më vonë u duk se e pranoi se çdo gjë që kishte të bënte me Brexit, donte të thoshte largim nga Tregu i Përbashkët dhe regjimi i tij i Lëvizjes së Lirë. Por ajo u pajtua me anëtarët konservatorë të ‘Qëndrimit’ në BE si Anna Soubry, etj.

Në votimet ku Theresa May humbi maxhorancë i ka dhënë Davidson një influencë direkt më të madhe bashkë me kancelarin e fushatës për mosdaljen nga BE, “Scaremonger-General”, George Osborne, duke i besuar “muskujve të saj fleksibël mbi Brexit”, menjëherë pas rezultatit.

Veritas.com.al/