(FOTO: Prokurori Lllalla dhe prokurori belg, Frederic Van Leewual)/

Nga informacionet e fundit që ka lëshuar zyra e Prokurorit të Përgjithshëm del se zoti Llalla, si prokuror i përgjithshëm i Republikës, vizitën kryesore nuk e ka në zyrat e Korrupsioni hde Mashtrimit të BE, por në zyrën e prokurorit të Belgjikës.

Çështja kryesore pse zoti Llalla është ndalur në zyrën e Frederic Van Leewual- prokuror federal i shtetit belg, lidhet pikërisht me Klement Balilin i akuzuar si trafikant droge dhe i mbiquajtur si “Escobar i Ballkanit”.

Kjo që ka thënë Greqia “… i Ballkanit” ëhstë minimum- thuhet në zyrat e Prokurorëve. Sipas tyre Balili nuk ka trafikuar vetëm 700 kg kanabis sattiva, por kryeson një organizatë trafikantësh të kokainës në gjithë vendet e Europës.

Vetë zoti Llalla ka panuar për median se “gjuetia për Klemnt Balilin nis nga Belgjika”. Kjo do të thotë se edhe veprimtaria kryesore dhe lidhjet më të qarta të trafikimit të disa kuintalëve me kokainë drejt de nëpër Europë, ndodhen në shtetin belg.

Lidhjet e Balilit me trafikun në Belgjikë i krijon edhe arrestimi i para doi kohe i bashkëpunëtorëve të Balilit në Belgjikë. Ata janë dy vëllezërit, Dhimitër dhe Xhevahir Poti. Ata zotëronin në Belgjikë një kompani transporti “RDGL Group” dhe një kompani shitjeje ilaçesh në Shqipëri “Chem Prod”. Dyshohet se përmes këtyre kompanive është kamufluar trefiku i drogës nëpër vendet e Europës.

Heitmet në Belgjikë mund të sjellin prova të reja për kapjen e Klement Balilit- sipas Prokurorisë.

/Veritas.com.al/