306 milion euro koncensione dhe tenderime janë në ritmin e prangave të organit të akuzës.
Kanë hyrë në një fazë të re hetimet për koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dje sekuestrimin e të gjitha dokumenteve për tenderat e zhvilluar nga ky institucion. Me anë të një shkrese zyrtare, prokurorët kanë kërkuar nga ministria e drejtuar nga Ilir Beqaj dorëzimin e të gjitha procedurave që ka kryer ky Ministria për dhënien me koncesion të të paktën tre shërbimeve. Bëhet fjalë për tre koncesione me vlerë 306 milionë euro dhe që kanë qenë në qendër të akuzave ndaj Ministrisë së Shëndetësisë.

Koncesioni i parë është i “Check up”-it (kontrollit mjekësor) falas me vlerë 120 milionë euro. Fitues i këtij koncesioni, i cili është dhe më i shtrenjti, është një kompani që nuk ka pasur më parë eksperiencë në fushën mjekësore, por në atë të tregtimit të duhanit dhe pijeve alkoolike. Koncesioni i dytë nën hetim është ai i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë, i cili u fitua nga një grup kompanish. Fitues kryesor i këtij koncesioni, me rreth 40 për qind, është një kompani shqiptare e cila ka pasur vetëm 1 mijë euro kapital dhe vetëm një person të punësuar. Tenderi i tretë është ai për për shërbimin e hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë. Mes fituesve të këtij tenderi rezultoi të ishte dhe një kompani e cila si adresë të aktivitetit kishte një bar-kafe në qytetin e Beratit.

Për të treja rastet, kompanitë e tjera që ishin në garë dhe që janë skualifikuar, kanë bërë ankesë për procedurat e ndjekura gjatë tenderit. Sipas tyre, jo vetëm janë shkelur procedurat e barazisë në tender, por janë shpallur fituese kompanitë që kanë dhënë ofertë më të lartë për kryerjen e shërbimit. Pra kanë fituar atë që kanë kërkuar më shumë lekë nga buxhetit i shtetit dhe jo ata që të njëjtin shërbim mund ta kryenin me më pak kosto.Dhe aq më keq, sipas tyre, se nuk janë profesionistë por siç thamë pak më sipër me zyra bar-kafeje!

Në dokumentet e publikuara në media, dhe nga agjencia pretigjoze BIRN, nuk kanë munguar fakte që dëshmojnë për lidhje të ministrit Beqaj me disa prej përfituesve në tendera. Këto koncesione janë denoncuar disa herë nga opozita, e cila ka drejtuar gishtin e akuzës direkt mbi ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, si i përfshirë direkt në këto afera. Por nuk mendohet se janë bërë pa lejen e kryeministrit Rama. Opozita dhe akuzuesit dyshojnë se Ilir Beqja është krahu financiar i kryeministrit dhe i PS-së, çka është një akuzë e rëndë.

Ministri Ilir Beqaj ka mbrojtur disa herë procedurën e ndjekur dhe dhënien me koncesion të shërbimeve. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë shkelje, por janë zgjedhur kompanitë që kanë pasur ofertat më të mira. Lidhur me sulmet ai ka thënë se ato vijnë për shkak të reformave që po kryhen në Ministrinë e Shëndetësisë dhe se një pjesë e sulmeve mbështeten nga kompanitë që u janë hequr shërbimet dhe janë skuafifikuar. Ndonëse Ilir Beqja renditet si ministri më i akuzuar, përsëri kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje koncesionet e kryera nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas publikimeve në media për dyshimet e procedurave, nisja e hetimeve është urdhëruar nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Verifikimet për koncesionet nisën rreth një muaj më parë nga njësia “task-force” e Prokurorisë së Tiranës. Dyshimet e prokurorisë janë se është konsumuar “shkelja së barazisë në tendera” dhe “shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim. Kanë edhe ca akuza porse nga burime brenda organit të akuzës thuhet se kanë edhe “as” nën dorë të cilin do ta plasin kur të fillojnë të bëjnë arrestimet e mëdha në ministrinë e shendetsisë.

Burime të mirëbesuara thonë se pesë emra nga kjo ministri janë bërë gati fletë arrestet e para. Më pas nuk dihet ende se deri ku shkon maja e arrestimeve.