Protestuesit e opozitës, të cilët janë grumbulluar para parlamentit, i kanë vënë flakën një makine që ishte e parkuar në rrugën aty pranë.

Një mjet privat, i parkuar në rrugën aty pranë, mori flakë tërësisht, për shkak të fishekzjarrëve të shumta, të hedhura poshtë saj.

Ende nuk ka asnjë mjet zjarrfikës, për të shuar flakët e makinës që po digjet, ndërsa protestuesit druhen nga ndonjë shpërthim i mjetit.

Pak minuta pas shpërthimit të flakëve, një mjet zjarrfikës u afrua te makina që po digjej, por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues.

Por PD thotë se ‘nuk e kanë vënë zjarrin demokratët’, por policia- sipas PD-  e ka bërë me hile duke e lënë atë makinë aty ku u dogj

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.