Dekreti i presidentit që ktheu ligjin për kamerat e sigurisë nuk u votua sot në parlament.

Të qartë se nuk i kishin votat për ta rrëzuar dekretin, socialistët kërkuan ta heqin nga rendi i ditës. Kreu i Kuvendit e hodhi në votim propozimin e Partisë Socialiste dhe votimi i dekretit u shty për një ditë tjetër.

Të vetëm, socialistët nuk mund të bëjnë asgjë për ta rrëzuar dekretin. LSI abstenoi gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë, ndërsa PDIU bashkoi  votat me Partinë Demokratike, pro dekretit.

Në këtë situatë socialistët u tërhoqën sot dhe nuk rrezikuan. Ligji është mbështetur fort nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe parashikon vendosjen e kamerave të sigurisë në institucione, biznese, taksi. Kostoja e nismës dhe rreziku për shkeljen e privatësisë janë kundërshtuar nga opozita dhe LSI.