Nga Laert Skiro/

Pas rënies së regjimit të diktaturës komuniste, kur nuk njohej privacia, u deshën shumë vite që njerëzit të kuptonin se nuk mund t’i trokasësh dikujt në derë kur është ditë e Dielë, dhe nuk mund të telefonosh dikë kur është e Shtunë dhe e Dielë.

Veç në rastet kur njeriu tjetër që i troket ose i telefonon është shumë i afërt, madje i zgjedhur edhe mes pjesëtarëve të familjes.

Ose kur ka ngjarje të jashtëzakonshme.

Po ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donal Lu, pse sot e Diele, ora rreth 8 e mbrëmjes, troket “pa teklif” në zyrën e kryeministrit Rama? Nga mediat sapo është konsttatuar se Donal Lu ka hyrë në zyrën e kryeministrit Rama. Ai në këto momente ndodhet aty

Atëherë bëhet pyetja: Pse vallë?

Si një njeri special mes pjesëtarëve të familjes? Megjithëse flitet se Rama “ka blerë” edhe ambasadorët kryesorë, kjo nuk mund të besohet. Sepse një zyrtar amerikan nuk mund t’i lejojë vetes “vallazëri” kaq të hapët me një kryeministër.

Atëherë, pse vallë?

Për ndonjë emergjencë?

Emergjencat që mund të shqetësojnë State Department janë, aktualisht, këto:

E para, trafiku i drogës, i prodhuar dhe i tranzituar në Shqipëri, që po mbyt Europën.

E dyta, ligji për importimin e plehrave.

Sa për çështjen e parë, u bë shumë kohë që opozita dhe mediat i bëjnë thirje ambasadorit Lu pse nuk reagon për drogën që po asfikson vendin dhe po rrzikon Europën, por ai u përmend shumë zbhetë dhe shumë vonë, para dy ditësh në bisedë me studentë.

Ndërs amund të jetë çështja e dytë, e importimit të plehrave nga jashtë vendit. Me sa duket aleatët strategjikë të vendit janë të shqetësuar se me ardhjen e plehrave do të bëhet edhe transportimi legalisht i armëve të rrezikshme. Pozicioni gjeopoltik i vendit imponon një kujdes të madh të

aleatëve në kontrollin mbi armatimin e rrezikshëm që mund të lëvizë nga Perëndimi në Lindje dhe vice versa përmes “plehrave

Ambasadori i SHBA, Donald Lu  para dy ditëhs ka thënë:

 

“Pyetja që kam disa herë në media është nëse situata sot është më keq se sa ishte nën qeverinë e kaluar. Dhe reagimi im është se mendoj të dyja, qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës. Dhe mendoj se ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamentit, ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së”.

/Veritas.com.al/