(FOTO: Arkiv)/

‘Përgjuesit’ e mediave kanë konstatuar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donal Lu, sapo ka hyrë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Takimi kaq i papritur i ambasadorit me ministrin e Brendshëm, me siguri lidhet me çështje të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Ditët e fundit kanë qenë të ngarkuara me informacione mbi aksione policore si dhe dyshime për veprimtari të rrezikshme. Më e theksuar ka qenë kjo në Elbasan, ku Policia e Shtetit dhe forca të tjera kundër krimit, për 24 orë ‘krehën’ qytetin në përpjekje për të kapur fajtorë në krim.

\Në atë aksion janë arrestuar 27 persona, për të cilët nuk ka informacion të mëtejshëm.

Dyshohet se në këtë zonë ka celula terroriste, ndoshta të lidhura edhe me ISIS. Muaj të kaluar ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit në stadiumin e “Elbasan Arena’ u shoqërua nga kërcënime të terroristëve islamikë dhe nga një siguri e tejshme e forcave policore.

Aktet e fundit të sulmit mbi Policinë e shtetit në Elbasan kanë lënë gjurmë edhe në kujtesën e diplomatëve për një ‘rrezik’ terrorist të mundshëm.

Veritas.com.al/