Brad Pitt kërkon të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij, dhe në qoftë se ai nuk do të lejohet për këtë, atëherë Angelina Jolie do të jetë humbëse në fund të kësaj historie.

Sipas medias “The Blast”, gjykatësi ka vendosur se nëse Jolie nuk ndihmon për të riparuar marrëdhëniet e fëmijëve me ish-in e saj, ajo mund të humbë gjyqin në shkallën e parë. Dokumentet gjyqësore të siguruara nga media thonë se “dëmtimi i marrëdhënieve të fëmijëve me babanë është e dëmshme “për gjashtë fëmijët.

Në dokument shtohet se “është e rëndësishme që secili nga prindërit të ketë marrëdhënie të forta dhe të shëndetshme me nënën dhe me babanë”.

Gjykata, megjithatë, po pyet djalin e madh 16 vjeçar, Maddox se sa kohë kërkon që të qëndrojë me Brad, sepse ai është më i rrituri. Përveç Maddox, çifti ka edhe pesë fëmijë të tjerë: Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

Veritas.com.al/