-Historia tragjike e Landit të Mirasit dhe reagimi i Berishës-

Opinioni ka parë mbrëmë një debat të fortë mes Berishës dhe gazetarit që raporton për interesat të bandave rivale në media. Artan Hoxha u skuq në fytyrë dhe humbi ekuilibrin në momentin kur ish-Kryeministri Berisha i kujtoi historinë tragjike të Landit të Mirasit, I vrarë vetëm pak ditë pasi Hoxha vizitoi disa parcela të mbjella me kanabis ku e shoqëroi në mirëbesim I njohuri me emrin Landi I MIrasit.

Menjëherë pas daljes së asaj kronike Landi i Mirasit u gjet i vrarë. Ky person në asnjë moment nuk shfaqej në parcel, atëhere ku e morën vesh trafikantët e kanabisit se në atë parcel gazetarin e kishte dëerguar pikërisht landi i MIrasit?

Historia se si ai është vrarë lidhet direkt me gazetarin Artan Hoxha. Ky shfaq veten në plantacionet e drogës. Takohet me dëshmitarë që në mirëbesim e dërgonin në plantacionet e drogës dhe më pas ka ndodhur vrasja e dëshmitarit.

Kjo është historia tragjike e Landit të Mirasit, ish-trafikantit, qe ka denoncuar tek gazetari Artan Hoxha, rrjetin e trafikut.

Ai njihej ndryshe edhe si Jani Kollçinaku, i njohur nga policia si shitës droge, pasi është dënuar më parë me 6 vite burg. Kollçinaku, 37-vjeçar nga fshati Miras i Devollit, u gjet i pajetë mëngjesin e 19 dhjetorit 2015 në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut.

Vrasja e tij ka ndodhur disa javë pasi kishte shoqëruar në plantacionet e trafikut të drogës gazetarin Artan Hoxha. Sipas ekspertëve, dyshohet se vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës, i hedhur në një kanal në anë të rrugës kryesore. Kollçinaku, i njohur ndryshe si “Landi i Mirasit”, u gjet nga disa banorë të zonës, të cilët njoftuan policinë, ku evidentoheshin lehtë plagët në kokë.

“Eshtë prerë në besë nga Artan Hoxha, duke u dekonspiruar publikisht prej tij, me zë e me figurë. Pas kësaj ai është vrarë”, thotë burimi.

Gazetari Hoxha vërtetë ka dhënë fakte interesante për trafikun e drogës, por gjithmonë ato fakte kanë qenë një lojë e ish-ministrit të drogës, Saimir Tahiri, të cilit Hoxha i shërben me zell deri edhe duke çuar në vrasje dëshmitarët që e besojnë nga ajo që ai shfaq në televizion me leje të padronëve, por jo nga ajo që është në të vërtetë një spiun në shërbim të krerëve të trafikut. /RD.

VERITAS.COM.AL/