Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka treguar vazhdimisht se di të përballojë sfida të vështira fizike. Përveçse pëlqen gjuetinë, sportet ekstreme, ai është zhytur edhe në ujë të ngrirë, për festën tradicionale të Epifanisë. Pagëzimi vjetor është një element kryesor i Kishës Ortodokse.

Putin hyri në akull në liqenin Seliger, në veri të Moskës. Ai eci deri tek uji i ngrirë me një pallto të trashë leshi dhe pyeti gazetarët e mbledhur nëse ndjenin të ftohtë. Më pas u zhvesh dhe u zhyt në ujin e bekuar nga kleri rus.

Veritas.com.al/