Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar kundërshtarët e homologut të tij amerikan Donald Trump se po dëmtojnë SHBA-të duke “shpikur histori” rreth kontakteve me Rusinë.

Në konferencën e tij vjetore, – raporton BBC- Vladimir Putin tha se kontaktet midis ekipit  të Trump dhe zyrtarëve rusë përpara mbajtjes së zgjedhjeve në vitin e kaluar,  ishin normale.

Ai tha se opozita amerikane nuk  ka treguar respekt për ata që e zgjodhën Trumpin. Fushata e Trump është duke u hetuar për bashkëpunim me Rusinë.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se Moska u përpoq të ndikonte në zgjedhjet presidenciale në favor të Trump, por Putin mohon akuzat- sipas Russia Today.

“Të gjithë këto janë shpikje nga kundërshtarët e Trump, të cilët mundohen që ta  quajnë punën e tij si jo-legjitime”, tha Putin, kur u pyet për hetimin.  Putin mbajti një intervistë maratonë në televizionin Rus, Russia Today.

Ai shtoi se Trump ka merita për disa  ‘arritje serioze”, porse nuk ka qenë në gjendje të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

Veritas.com.al/