Personi që shikoni në foto, nw tw djathtw,  është Santiago Malko. Malko u vra në një atentat mbrëmjen e së martës, teksa po lëvizte me automjetin e tij tip “BMW X5” në zonën e Xhamllikut.

Ish-policit i zuri rrugën një makinë sapo doli nga lavazhi, ndërsa dy persona e qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një furgon.

Pas të shtënave  makina e Malkos është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka përfunduar në ambientet e një biznesi. Zona ka qenë e pa ndriçuar mirë gjë që ka ndihmuar autorët e krimit të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.

Veritas.com.al/