Nga Besnik Aliaj

Ja pse nuk duhej shembur fasada e Stadiumit “Qemal Stafa”!

Sepse:

– Ishte pjese e ansamblit arkitektoniko-urbanistik nga kompleksi ministrive, bulevardi, deri tek kompleksi zyrtar i fashizmit i projektuar ne vitet 30-40, qe me pas ne komunizëm u quajt sheshi universitar, dhe sot sheshi Nene Tereza…

– Historia e këtij ansambli shtresëzon disa shtresa dhe disa periudha historike: Mbretërinë, fashizmin, komunizmin dhe ekonominë e tregut …

– Ansamble te tilla historike i gjen ne Itali (EUR, etj) dhe ish koloni te Italisë gjate fashizmit. Te gjitha ruhen sot e kësaj dite me ligje te trashëgimisë. Ndërhyrja ne to ndalohet rreptësisht dhe mbrohet edhe nga konventa ndërkombëtare dhe UNESCO, sepse janë trashëgimi kombëtare e botërore…

– Krahasimi me rastin e digës ne Asuan dhe zhvendosjeve arkeologjike atje s’ka vend. Uji pijshëm dhe për vaditje, apo energjia ne një vend pothuaj shkretëtirë si Egjipti janë rëndësi strategjike dhe jetike kombëtare, dhe për me tepër qe nuk ka nje Asuan te dyte atje … Ndaj parimi zhvendosjes arkeologjike atje është i vetmi opsion qe imponon zgjidhjen radikale por korrekte te zhvendosjes. Sqaroj qe asnjë pjese nuk shembet!

– Ndërtimi i stadiumi te ri kombëtar ne Tiranë është me rëndësi edhe për ne … Natyrisht jo sa uji pijshëm dhe energjia jetike … Ndërkohe Tirana ka sa te duash vende te tjera per te ndertuar stadium … Dhe për me tepër kulla pallat dhe qendra e biznesit/tregtare nuk përbejnë prioritet jetik strategjik kombëtar per ne!

– Do ishte me mire te kishim 2 apo 1 impiant kombëtar për futbollin se të ndërtonim te riun diku tjetër dhe këtë ekzistuesin ta restauronim?! …

– Vendosja e një impianti te tille edhe me te madh ne kapacitet e permasa ne qendren me te densifikuar te vendit, duhet te shoqerohej me anexe e fusha te tjera stervitore sipas standardeve olimpike e teknike … te cilat tashme nuk ekzistojnë si mundesi … pasi jane ndertuar pallate …

– Ne raste eventesh ne qender bllokohet totalisht me polici qarkullimi dhe e drejta aksesit te pronave per qytetaret e banoret qe jetojne ne ate zone … Zona vendoset ne presion te papare! Rreziku ndaj akteve te dhunes e terrorit ne zone rritet! … Ndryshe pse bllokohet zona me polici?! …

– Sporti humbi perfundimisht pisten atletike kryesore ne vend … Ndersa Tirana humbi nje tjeter hapesire publiko-sportive qe tashme privatizohet …

 

– Se fundi perse flet politika per keto çeshtje?! … Perse nuk flasin fare ekspertet e: … IMK-se?! … te drejtorise se trashegimise se Ministrise se Kultures?! … keshilltaret teknike te politikes?! … Autoret e kesaj nderhyrje?! … arlitektet urbanistet historianet ne teresi?! … shoqatat, forumet, universitetet e specializuara te trashegimise, historise, arkitektures, urbanistikes ndertimtarise?! … Po Instituti italian i kultures dhe Ambasada italiane ne Tirane?! …