Qeveria e SHBA vazhdon mbështetjen ndaj Policisë shqiptare përmes programit EXBS. Në Portin e Durrësit sot u zhvillua e dhurimit të disa pajisjeve dhe mjeteve në ndihmë të punës së Policisë Kufitare.

Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë në Kufi (EXBS) është një nga mbështetësit kryesorë të Policisë Kufitare dhe Migracionit në fushën e trajnimeve, në dhurimin e mjeteve dhe pajisjeve për kontrollin e kufirit në PKK dhe mbikëqyrjes së kufirit të gjelbër dhe blu. Pajisjet e dhuruara i përkasin kryesisht linjës së parë të kontrollit, si vetura, pajisje teknike për mbikëqyrje të kufirit, teknologji kontrolli dhe të tjera.

/Veritas.co