(FOTO: Pamje nga një ambulancë në kryeqytet- Arkiv)/

 

Mbledhja e fundit e Qeverisë, sot,  ka lëshuar një vendim tjetër për plotësimin e “paketës” shtetërore të ndihmës ndaj të infektuarve me virusin e gripit. Sipas këtij vendimi prindërit kujdestarë që punojnë në administratën shtetërore do të mund të zgjedhin cili prej tyre do të kujdeset për fëmijën e sëmurë. Njëri nga prindërit do të lejohet të qëndrojë në shtëpi në kujdesin e fëmijës.

Por qeveria nuk përcakton qartë nëse prindi që do të lejohet të qëndrojë në shtëpi merr leje me të drejtë page, apo vetëm se lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja disiplinore në punë.

Afati i caktuar nga qeveria për qëndrim në shtëpi të kësaj kategorie administratorësh është nga data 9 deri 14 janar.

Në një urdhër tjetër të ministrisë  së shëndetësisë është shtyrë edhe afati i mbylljes së institucioneve arsimore para universitare deri më 16 janar për shkak të epidemisë së gripit.

Sipas informacioneve nga institucionet e shëndetit publik, mësohet se deri tani janë 19,000 persona të infektuar me virusin e gripit.

/Veritas.com.al/