Ditët e fundit në mediet shqiptare po qarkullojnë shkrime që kanë një emërues të përbashkët: sulmin ndaj një zyrtari të lartë gjerman: Gunther Krichbaum.

Dy media të njohura për lidhjen me qeverinë Rama: ‘Tema’ dhe ‘Tiranapost’ kanë shkruar se Krichbaum është njeriu i paguar nga PD për të bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe se e shkuara e tij përfshin lidhjen me Rusinë dhe një skandal të trafikimit të fëmijëve.

Cila është deklarata e zotit Krichbaum?

‘Reforma në drejtësi duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe jo vetëm në letër. Ky proces duhet të jetë në përputhje me standardet e BE dhe ky proces përfshin verifikimin e plotë të pasurisë të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve. BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje luftës ndaj trafikut të drogës. Lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës janë kushte kryesore për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Këto duhen përmbushur para se të japim votë pro për çeljen e negociatave… Ende në Shqipëri ka persona që janë dënuar nga gjykata apo ka urdhër arreste ndërkombëtare, që kryejnë funksione publike… Shqipëria duhet të shfrytëzojë raportin e Pranverës 2018 dhe të plotësojë të gjitha kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për integrimin… Është veçanërisht e nevojshme që në rastet e korrupsionit të funksionarëve të lartë të jenë ngritur paditë penale dhe të jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë’

Doris Pack, Eurodeputete:

“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan Doris Pack në në Twitter.

Për Krichbaum,deputeti i CDU-së së Angela Merkelit dhe kryetari i Komisionit për Cështjet Europiane në Parlamentin Gjerman kryeministri Rama u mundua që t’i thoshte opinionit publik se ai nuk kishte ndonjë peshë në vendimin e gjermanëve sepse vendos vetëm kancelarja: Angela Merkel.

Reagon Krichbaum:

‘Unë nuk mund të them ç’do t’i thotë Merkel, Ramës. Unë flas për sistemin se si jemi mësuar ne të punojmë. Qeveria jonë është e lidhur me votën tonë. Qeveria nuk mund të japë votë për hapjen pa i dhënë ne dritën jeshile. Dritën jeshile ua bëra të qartë.’

Veritas.com.al/