Pas mbledhjes së Qeverisë, ministret e Shëndetësisë dhe Arsimit kanë zyrtarizuar vendimin për rritjen me 6% të punonjësve në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit parauniversitar.

Rritja e pagës në të dy rastet do të fillojë nga data 1 korrik, duke përfshirë më shumë se 56 mijë punonjës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Mansatirliu theksoi se  “efekti i rritjes është 10 milionë dollarë dhe përfitojnë mbi 19 mijë profesioniste shëndetësorë që ofrojnë shërbime. Theksoj faktin që kjo politikë është përfshirë në mbështetjen e qeverisë shqiptare për sistemin shëndetësor, ku roga është rritur me 63% në këto vite”.

Manastirliu shtoi se në një tjetër vendim të sotëm, u dakordësua mbi një shpërblim financiar në masën 15 mijë lek mbi pagën për mjekët që përfundojnë specializimet dhe që do të ushtrojnë jashtë vendbanimit të tyre ku përfitojnë rreth 300 mjekë që do të atashohen pranë spitaleve rajonale që do të ushtrojnë aty për një periudhe 3-vjeçare, sipas kontratës së firmosur me Ministrinë e Shëndetit.

E njëjta rritje me 6% të pagave  u deklarua edhe nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, që në këtë e rast prek punonjësit e sistemit parauniversitar.

Flitet për 36700 punonjës që do të përfitojnë rritjen nga data 1 korri, ku përfshihen punonjësit psikosocialë dhe oficerët e sigurisë, mësuesit e shkollave profesionale, edukatoret e kopshteve dhe punonjësit e konvikteve.

“Do të ketë rritje edhe për orët suplementare të mësuesve me 10%”, ishin fjalët e Kushit, e cila përfundoi  duke premtuar brenda vitit 2025 një rritje me 40%