Qindra qytetarë kanë dalë në protestë pasditen e kësaj të mërkure përpara ministrisë së Brendshme ku kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të Klodjan Rashës.

Me thirrjet “Duam Drejtësi”, “Poshtë komunizmi”,“Lleshaj jep dorëheqjen”protestuesit janë bërë bashkë me një qëllim të vetëm, të kundërshtojnë aktin ekstrem të bërë nga polici i cili vrau Klodjan Rashën mëngjesin e 8 dhjetorit.

Kjo protestë nuk ka një organizator, por qytetarët janë vetë- therritur në rrjetet sociale.