Qindra persona janë zhdukur dhe një numër i pabesueshëm njerëzish kanë vdekur pasi një pjesë e konstruksionit të digës që mbante liqenin e hidrocentralit është çarë në juglindje të Laosit. Pas kësaj ka shpërthyer vala e ujit që ka përmbytur gjashtë fshatra që ndodhen në rrugë.

Laosi komunist përshkohet nga një rrjet i gjerë lumenjsh dhe ka të instaluar disa diga hidrocentralesh që janë ndërtuar në vendin e varfër e të mbyllur të Laosit. Laosi përmes këtyre hidrocentraleve eksporton energjinë elektrike për shumicën e vendeve fqinjë sidomos në Tailandë.

Agjencia e lajmeve e Laosit thotë se incidenti ndodhi në juglindje të provincës Attapeu në  distriktin Sanamxay ditën e Hënë pasdite, duke u çliruar pesë miliardë metra kub ujë- ose më shumë se 2 milionë pishina të përmasave Olimpike.

Raportimet thonë se janë “shumë jetë njerëzore në kërkim dhe të humbur”.

Veritas.com.al/