Rezultat historik për Koalicionin Avvenire Quebec te François Legault. Për herë të parë në 15 vjet, liberalët humbasin pushtetin.

Nga: Renato Zuccheri

Quebec kthen faqe. Rezultati është historik: pas 15 vitesh të qeverisë së pandërprerë nga ana e Liberalëve, këtë herë votuesit shpërblejnë Koalicionin Avvenire Quebec (CAQ), të udhëhequr nga François Legault.

Dhe për herë të parë vjen në pushtet një formacion jo-indipendentist dhe kunder emigracionit masiv.

Caq beri per vete votuesit përmes një mesazhi të qartë:nje menaxhim më efikas të financave publike dhe një proces të kontrolluar dhe shumë më të ngurtë të emigracionit.Pikerisht nën këtë pikë të dytë, Legault ka denoncuar vazhdimisht dështimin e politikës së integrimit të propozuar nga kryeministri në ikje, Philippe Couillard. Dhe gjatë fushatës zgjedhore shpesh i eshte frikesuar hipotezes se një reduktimi të përkohshëm të emigracionit prej te pakten 20% me kritere te përzgjedhjes për hyrjen në shtet, duke përfshirë testet e gjuhës frënge, por edhe pershtatshmërinë e personit me vlerat e Kanadasë .

Sipas parashikimeve të vendeve, partia e të djathtës do të ketë një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare. Menjëherë pas,jane liberalët e Couillard dhe më në fund dy partitë indipendentiste. Debacle për “Parti quèbècois”, e cila megjithë fushatën e saj të fortë kundër emigracionit,ka pasur rezultatin e saj më të keq. Ndoshta, elektorati i Kebekut ka vendosur të mbeshtese gjithçka në partinë e Legault. Kryeministri Justin Trudeau përgëzoi fituesin. Por për kreun e qeverisë nuk është një sinjal pozitiv: vendi po rebelohet kundër politikave të saj.

Veritas.com.al/